Australian Open, Andy Murray në finale

29/01/2015 00:00

Andy Murray është finalisti i parë i Australian Open. Në gjysmëfinale, tenisti skocez mundi çekun Tomas Berdych dhe arrin finalen e këtij Grand Slam-i për herë të katërt në karrierë.

Murray mposhti kundërshtarin në 4 sete me rezultatin 6-7, 6-0, 6-1 dhe 7-5.

Në finale, skocezi do të ndeshet me fituesin e çiftit Djokovic-Wawrinka, ndeshje e cila do të luhet të premten në orën 09:30 dhe që mund ta ndiqni në kanalet e paketës Supersport.

Top Channel