Korçë, Ujësjellësi: Të shtrenjtohet uji

29/01/2015 00:00

Bashkia e qytetit të Korçës kërkon tëe shtrenjtojë çmimin e ujit të
pijshëm për qytetarët dhe institucionet, ndërsa për bizneset jo.

Kerkesa eshte paraqitur ne keshillin bashkiak me arsyetimin se duhen paguar kredite e marra per kete ujesjelles. Kredia e pare prej 25 milione euro eshte marre nga KFë dhe me te u ndertua ujesjellesi aktual. Se fundmi, ujesjellesi mori dhe nje kredi 3.6 milione euro per te ndryshuar matesat te cilet ende nuk jane paguar nga kredia e pare. Perveç ujit kerkohet te rritet edhe tarifa per trajtimin e ujrave te zeza.

Kryebashkiaku ka vleresuar ndermarrjen e ujesjellesit te Korçës, si nje nga me te mirat ne vend

Kontrolli i Larte i Shtetit pak dite me pare tregoi se kishte gjetur shkelje per te cilat kerkoi shkarkimin e Drejtorit te Ujesellesit te Korçës dhe ndjekjen e tij penale. Sipas KLSH, kredia 3.6 milione euro ishte marre ne kushte te pafavorshme, ujesjellesit i duhet te paguaje mbi 200 mije euro kest per ta paguar ne nje kohe qe nuk ishin ulur aspak humbjet ne rrjet dhe rreth 8 mije abonente ishin pa matesa.

Pavaresisht konstatimeve te renda te KLSH asnje nga rekomandimet nuk eshte respektuar.

Top Channel