Parapagimi i kompanive, opozita akuzon qeverinë për shkelje ligjore

29/01/2015 00:00

Opozita ka akuzuar qeverinë se po shpërblen kompanitë private në prag të fushatës elektorale, duke i parapaguar për punë ende të pakryera. Ish-kryeminsitri Berisha kërkroi hetim për këtë çëshjte.

“Ky është një akt i mirëfilltë i një krimi financiar të paimagjinueshëm, i pandodhur më parë. Dhe mos mendo, zotëri, se votimi në Parlament është një mburojë për ty. Votimi nuk është mburojë dhe ne do bëjmë çmos që të nisim një aksion ligjor kundër këtij akti që shkon kundër rregullave të çdo shteti normal”, deklaroi Berisha.

Por ministri i Financave, Shkëlqim Cani u përgjigj duke thënë se kjo është një proçedurë e njohur ligjore që është ndjekur edhe nga demokratët kur ishin në pushtet.

“I kam këtu aktet, keni 6 akte normative të të njëjtit tip, por më keq, të shpërdoruara nga ju. Keni minimumi 10 shkelje ligjore për shpronësimet. Ju jeni shpikësit e këtyre metodave, por shpikës të poshtër sepse e keni bërë në mënyrën më të poshtër që mund të bëhet. Sepse diskutantët janë autorë të shkeljes së Kushtetutës, ligjit, krijimit të llogarive në bankat e Shqipërisë, etj. Mos pështyni lartë se do t’ju bjerë surratit, sepse e keni bërë në mënyrën më të keqe të mundshme”, tha Cani.

“Mund të tregojë 300 akte, por kurr nuk tregon akte të derdhura në paradhënie kompanive në fund të vitit parardhës, sepse kjo shkel çdo parim të tenderimit, disbursimit, barazisë dhe çdo gjë tjetër”, replikoi sërish Berisha.

Top Channel