Holandë, agresori i armatosur hyn në televizion, arrestohet

29/01/2015 00:00

Një person që posedonte një pistoletë hyri me forcë në studiot e një televizioni kombëtar holandez, NOS, me kërkesën për të dalë në transmetim gjatë së enjtes, e megjithatë u arrestua menjëherë, siç tregojnë pamjet filmike.

Agresori, i cili mbante veshur një kostun të zi hyri në studio pasi kërcënoi rojen e sigurisë me një pistoletë, thanë dëshmitarët.

Pamjet e transmetuara nga kanali holandez tregojnë personin të hynte me shpejtësi në studio me pistoletën të mbajtur pas shpine, vetëm pak pasi policia ishte njoftuar dhe u gjend menjëherë brenda dhomës së transmetimit.

“Hidhe! Hidhe dhe ulu në gjunjë!”, dëgjohen mes thirrjeve të policisë, përpara se t’i hidhnin prangat në duar agresorit e ta shoqëronin atë jashtë ambienteve televizive.

Një reporter radiofonik i NOS tha për “Reuters” se askush nuk ishte plagosur apo lënduar. Televizioni NOS ndërpreu menjëherë transmetimin, pasi studiot u evakuuan nga policia.

Motivi i këtij personi ende është bërë i qartë, edhe pse pamjet e NOS tregojnë atë të thotë se “gjërat që duhen thënë (pushon) janë ato të ndikimeve të mëdha botërore. Ne jemi angazhuar nga shërbimet sekrete”.

Një zëdhënëse e policisë konfirmoi se personi hyri në studio rreth 20:00 të së enjtes, por nuk dha detaje të tjera. Ndërkohë që gjatë gjithë kësaj ngjarjeje, televizioni NOS shfaqte në ekran një mesazh: “Ndikuar nga rrethanat, asnjë transmetim nuk është i disponueshëm në këtë moment”.

Top Channel