Gorbachev: Tensionet SHBA-Rusi mund të sjellin një konflikt të armatosur

30/01/2015 00:00

Udhëheqësi i fundit sovjetik, Mikhail Gorbachev ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se e çuan Rusinë drejt një lufte të ftohtë të re.

“Shtetet e Bashkuara na kanë tërhequr në një luftë të ftohtë të re, duke u përpjekur haptazi për të arritur idenë e tyre kryesore të triumfit”, ka thënë Gorbachev në një intervistë për “Interfax”.

“Ku do të na çojë kjo gjë të gjithëve ne? Një luftë e ftohtë tashmë është duke u zhvilluar në mënyrë të hapur. Çfarë ndodh më pas? Për fat të keq unë nuk mund të them me siguri se një luftë e ftohtë nuk do të çojë në një të ‘nxehtë’”, ka deklaruar ish-presidenti, tashmë 83 vjeçar.

Në nëntor të vitit të kaluar, Gorbachev paralajmëroi se bota ishte në prag të një luftë të ftohtë të re. Në komentet e tij të fundit, Gorbachev ka kritikuar Perëndimin për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

“E gjithë ajo që ju po dëgjoni tani ka ardhur si pasojë e sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë. Në dhjetor të vitit të kaluar, ish-presidenti i Bashkimit Sovjetik i kërkoi Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian të normalizonin marrëdhëniet me Rusinë.

Gorbachev, në të kaluarën ka kritikuar Presidentin Putin për një “imitim” të demokracisë, por kohet e fundit ai e ka mbështetur linjën e Kremlinit, duke thënë se bota duhet ta mirëpres aneksimin e Krimesë për korrigjimin e një gabimi historik.

Top Channel