Shkodër, makina përplas për vdekje kalimtaren

30/01/2015 00:00

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në Shkodër.

Një grua ende e paidentifikuar është gjetur e vdekur mengjesin e sotëm në aksin rrugor Shkodër-Bushat, në vendin e quajtur Kryebushat. Viktima është gjetur në anë të rrugës dhe me demtime të rënda në trup.

Nga hetimet e para policia dyshon se viktima ka qënë duke lëvizur në këmbë kur është përplasur nga një automjet që është larguar nga vendi ngjarjes.

Top Channel