Interpol Tirana ekstradon Edvin Ndilen, i dënuar për vrasje

30/01/2015 00:00

Vrau në vitin 2001, ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë 46-vjeçari
Edvid Ndile, banues në Berat. Ky person ishte  shpallur në kërkim
ndërkombëtar pasi Gjykata e Beratit e ka dënuar 46-vjeçarin me 17 vjet
burg për vrasje me paramendim.

Në prill të 2001, Ediv Ndile ka qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti ku udhëtonin tre persona. Për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi G. R.

Pas 14 vjetësh, Ndile është lokalizuar në Itali dhe autoritet fqinje bënë të mundur arrestimin dhe ekstradimin e tij drejt vendit tonë. Në aeroportin ‘Nënë Tereza’ në Rinas ky shtetas iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Top Channel