Holandë, hyn në studio televizive me armë, arrestohet nga policia

30/01/2015 00:00

Një person i armatosur ka hyrë në një televizion holandez duke kërkuar nën kërcënimin e armës që të dalë në transmetim direkt. Burri me pistoletë në dorë hyri në zyrat e NOS-it mbrëmjen e së enjtes, por u arrestua shumë shpejt nga policia.

Me kostum të zi dhe me syze, personi i armatosur kishte arritur të hynte në studion televizive pasi kishte kërcënuar me armë rojen.

Videoja e publikuar në Youtube tregon si ky burrë qëndron i qetë në studio me pistoletë në dorë para se policët të hyjnë për të marrë situatën në kontroll.

Menjëherë, burri shihet të ngrejë duart lart dhe të hedhë pistoletën në tokë para se të shtrihet në tokë nga policët, të cilët i vënë prangat.

Nuk ka raportime për të lënduar.

Top Channel