Festivali i Tatuazheve, art apo tmerr?

30/01/2015 00:00

Duken sikur janë aktorë të filmave horror me buxhet të ulët, por në fakt nuk po interpretojnë vampirë, zombie apo përbindësha të tmerrshëm. Në fotot e mëposhtme janë paraqitur njerëz të vërtetë, të cilët kanë vendosur të transformohen me anë të tatuazheve të frikshme.

Të mbledhur në Karakas të Venezuelës për Festivalin Ndërkombëtar të Tatuazheve, këta persona shfaqin modifikimet ekstreme trupore që i kanë bërë për arsye që vetëm ata i dinë.

Mes tyre, ka nga ata që kanë vendosur edhe implante në kafkë për të ndryshuar formën e kokës.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel