F1, Ferrari prezanton makinën e re SF15-T

30/01/2015 00:00

Me anë të një videoje që tregonte pak nga pak “bishën” e re të kuqe, Ferrari zbuloi njëvendëshen SF15-T, e cila do të pilotohet nga Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen.

Asnjë revolucion, të paktën në aspektin viziv dhe grafik, përveçse ngjyrës së zezë në barkun e makinës.

Ferrari vjen pas dy sezoneve të dështuara dhe shpreson që njëvendëshja e re të jetë ajo që do të ndryshojë performancën e tyre në pistë.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel