Bayern Munchen përjashton blerjen e Reus-it

30/01/2015 00:00

Bayern Munchen ka përjashtuar mundësinë e blerjes së sulmuesit Marco Reus nga Borussia Dortmund. Sipas gazetës Bild, janë disa arsyet që e kanë çuar kupolën drejtuese të klubit bavarez në këtë vendim.

Në radhë të parë, sulmi i Bayern Munchen është i mbipopulluar me lojtarë si Robert Lewandowski, Arjen Robben, Mario Götze, Franck Ribéry dhe Thomas Müller. Blerja e Reus do e bënte edhe më të vështirë menaxhimin e grupit.

Në radhë të dytë, Bayern nuk do që marrëdhëniet me Borussia Dortmund të prishen sërish, ashtu siç ndodhi me blerjet e Gotze dhe Lewandowski.

E fundit, dëmtimet e shpeshta të Reus kanë bërë që te drejtuesit bavarezë të lindin dyshime.

Top Channel