Floreta Faber dekretohet si ambasadore e re në SHBA

30/01/2015 00:00

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, ka dekretuar Floreta Faber si
ambasadore të re të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në
këtë post, Faber do të zëvendësojë Gilbert Galanxhin të cilit i ka
përfunduar mandati.

Faber, ka qenë më parë drejtuese e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë. Përmes një njoftimi për shtyp, zyra e presidencës ka dhënë lajmin.

“Znj Floreta Faber emërohet në detyrën e ambasadorit të jashtëzakonshëm të dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezident dhe të ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë dhe në Republikën Domenikane, jo rezident”, thuhet në njoftim.

Top Channel