Komisioni i Administratës miraton rregulloren e punës

30/01/2015 00:00

Përmes një fryme konstruktive, Komisioni Hetimor Parlamentar për
Verifikimin e Ligjshmërisë së emërimeve në administratën publike,
përfshi entet dhe ndërmarrjet shtetërore, miratoi rregulloren e punës.

Kryetari këtij Komisioni Genc Pollo tha se ky Komision ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik tashmë pas një mori denoncimesh nga opozita për persona të emëruar rishtazi me të shkuar kriminale.

Prandaj thekasoi ai duhet një angazhim i sinqertë si nga opozita dhe maxhoranca. Por kjo mbledhje mori një rrjedhë të papritur kur nënkryetari socialist i këtij komisioni, Taulant Balla paralajmëroi se hetimet që do të ndërmerren do t’i kthehen në bumerang opozitës inicuese e këtij komisioni.

“Maxhoranca është e gatshme të hedhë dritë mbi baltosjen e administratës së rilindur,- tha Balla,- i cili theksoi do t’i paraqesë Komisionit të dhëna, interesante për persona me të shkuar kriminale, që kanë shërbyer në qeverisjen e demokratëve, tani të dorëhequr apo të larguar, të cilët sipas Ballës kanë gjetur strehë në bashkitë e drejtuara nga demokratët përfshi edhe atë të Tiranës.

Po sipas Ballës komisionit do të vihen në dispozicion për të shqyrtuar të dhëna të cilat ai pretendoi se tregojmë emërime në ministrinë e jashtëme në kohën kur drejtoj nga Lulzim Basha, të personave të cilët, përdorinin makinat dipllomatike nëpër Europë për trafik droge.

Top Channel