Vlorë, protestuesit bllokojnë rrugën, kërkojnë dëmshpërblim për banesat që do prishen

30/01/2015 00:00

Banorët e zonës ku do kalojë rruga e re në qytetin e Vlorës protestuan sot duke bllokuar edhe një nga rrugët e qytetit.

Ndërhyrja e policisë ka liruar trafikun, ndërsa banorët ngulmojnë për të marrë dëmshpërblimin para se banesat e tyre të shkatërrohen. INUK-u ka dërguar njoftimet për lirimin e banesave, ndërkohë që një pjese të banorëve do t’u paguhet qiraja për një periudhë 2-vjeçare, ata do dëmshpërblehen në mënyrë që të kenë mundësi të marrin banesa të tjera.

Deputeti i LSI-së, Shkëlqim Selami, është takuar me banorët duke ju shpjeguar se çështja do të zgjidhet nga pushteti qendror sepse Bashkia për vitin 2015 nuk ka planifikuar fonde për këtë projekt.

Shumë shpejt në atë zonë nis ndërtimi i rrugës që lidh superstradën Levan-Vlorë me rrugën transballkanike duke ndryshuar tërësisht hyrjen në qytetin e Vlorës e mbetur peng e infrastrukturës së dëmtuar rëndë.

Top Channel