“Si të bësh një mashkull për vete në 60 ditë”

30/01/2015 00:00

Blake Lavak është një psikolog 53-vjeçar që pretendon se ka zbuluar metodat që ndihmojnë çdo femër për të bërë për vete mashkullin e ëndrrave të tyre në vetëm 60 ditë.

Ai është autori i një manuali të titulluar, “Own that guy on 60 days” (Bëje për vetë atë mashkull për 60 ditë) ku jepen disa këshilla se si të arrihet kjo.

Lavak thotë se sukesi i metodës së tij është provuar me Brad Pitt dhe Angeline Jolie, kur kjo e fundit ja doli mbanë që aktori të ‘linte kokën për të’ gjatë xhirimeve të filmit “Mr & Mrs Smith”, por edhe rasti i Wallis Simpson dhe Mbretit Eduardi VIII.

“Shumë femra e kanë të vështirë të bëjnë për vetë një mashkull, por kjo është mjaft e thjeshtë, mjafton të përdorësh teknikat e duhura. Pyetja është se ku gabojnë këto femra dhe çfarë duhet të bëjnë?”, thotë ai.

Vetë Lavak beson se pamja ka një rol në këtë mes, por roli i saj është dytësor. Ai shpjegon se nisi studimin shtatë vite më parë, kur iu bashkua botës së meshkujve ‘single’ pas përfundimit të martesës 15-vjeçare.

Një rol të madh, thotë Lavak, ka luajtur edhe motra e tij. “Ajo është e bukur, e paraqitshme dhe me një fizik të rregullt, por sërish kishte probleme në gjetjen e një mashkulli të qendrueshëm. Erdhi për këshilla dhe ndihmë tek unë, duke më kërkuar se si ta bënte një mashkull që ta telefononte, ta ftonte për darkë e të tjera si këto”, deklaron ai.

Sipas tij femrat gabojnë duke luajtur rolin pasiv e duke pritur një telefonatë që ndoshta nuk do të mbërrijë kurrë. Për të duhet vepruar krejt e kundërta.

“Femrat duhet të marrin nismën, ta ftojnë për darkë, ta paguajnë darkën dhe të flenë me mashkullin që në takimin e parë. Të përqendrohen tek ai dhe jo të presin në një festë a takim që të vijë një mashkull e të interesohet për të”, shpjegon Lavak.

Top Channel