Rikthehet Bundesliga, Bajerni në transfertën e vështirë përballë Volfsburgut

30/01/2015 00:00

Pas pushimeve të gjatë, Bundesliga gjermane rikthehet me supersfidën e kreut, ku ‘ujqërit’ e Volfsburgut presin në shtëpinë e tyre skuadrën kryesore të Bajernit të Mynihut.

Ndeshja hapëse e javës së 18-të dhe njëkohësisht edhe e fazës së dytë të kampionatit elitar gjerman luhet në orën 20:45.

Volfsburgu është ende i pamposhtur në fushën e tij, duke regjistruar shtatë fitore dhe dy barazime, ndërkohë në skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola nuk njeh humbjet si brenda ashtu edhe jashtë, duke regjistruar 14 fitore dhe vetëm 3 barazime.

Me interes janë edhe ndeshjet e ditës së shtunë, e sidomos sfida mes Bajer Leverkusen dhe Dortmund. Verdhezinjtë e drejtuar nga Klopp ndajnë vendin e fundit të rënditjes me 15 pikë, aq sa edhe Freiburgu dhe janë në kërkim të dëshpëruar të pikëve, ndërsa “Aspirinat” kërkojnë fitoren për të ruajtur hapin që i mban në zonën që të çon në Ligën e Kampioneve.

Top Channel