Pëllumb Patrioti është një baba i jashtëzakonshëm. Megjithëse u braktis nga e shoqja, kur fëmija ishte vetëm 7-muajsh, ai nuk e mendoi asnjëherë si mundësi që djalin ta linte në Shtëpinë e Fëmijës, por vendosi që të bëhej edhe nënë për të.

Ai është kujdesur për të në kushte mjaft të vështira, deri sa dikush vendosi t’u japë një strehëz të përkohshme. Pëllumbi tregoi në “Pasdite në Top Channel” se fëmija është jeta e tij dhe çdo ditë punon për t’i siguruar të voglit çdo gjë.

* Ben Pasternak është vetëm 15 vjeç, por karriera e tij ka nisur prej kohësh në botën e teknologjisë. Ai është shndërruar në një “mollë sherri” mes Facebook dhe Google, të cilët janë duke luftuar për ta pajtuar për vete këtë talent.

Ben ka krijuar një lojë për iPhone, “Impossible Rush”, e cila vetëm gjashtë javët e para është shkarkuar më shumë se 500 mijë herë. Lojën e ka bërë bashkë me një shok të tijin, pasi ishin të mërzitur në shkollë.

“Facebook” e ka thirrur për të vizituar selinë në Kaliforni, ashtu sikurse dhe një nënpresident i “Google” e ka thirrur Benin për shkuar në kampusin e tyre, e të qëndrojë atje për aq kohë sa ai dëshiron.

* Dashuria e nënës për fëmijnë e saj është e pakufishme. Këtë e ka treguar edhe 24-vjeçarja Ashley Caughey, e diagnostikuar me një formë të rrallë të kancerit të kockës.

Ajo refuzoi kimioterapinë në mënyrë që të mund të sillte në jetë vajzën e saj. Tashmë, megjithëse vazhdon trajtimet, mjekët nuk i japin shumë muaj jetë.

* 9-vjeçarja me origjinë nga Kosova, Erza Muçoli, është rënditur e treta në spektalin “France’s Got Talent”. Vajza me zë të jashtëzakonshëm fitoi vëmendjen e mediave franceze, që me prezantimin e parë në këtë “talentshow”.

Top Channel