Disa rregulla për të flirtuar në palestër

30/01/2015 00:00

Përveçse është vendi perfekt për të mbajtur trupin në formë, palestra është edhe vendi i duhur për të flirtuar me dikë që ju pëlqen.

Këtë mund të dijë me mirë aktorja Jennifer Laërence, e famshme për historitë e flirtimit me kolegët e kursit, apo edhe aktori Jake Gyllenhaal që ka njohur pikërisht në një vend të tillë të fejuarën Emily DiDonato.

Megjithatë, për të patur sukses në flirtim, ju vijnë në ndihmë disa rregulla të thjeshta.

Rregulli i parë është të njohësh mirë të gjitëh ambientin e palestrës, që nga pishina e deri tek salla e peshave të rënda.

Rregulli i dytë lidhet pikërisht me sallën e peshave të rënda, ku ‘preja’ mund të ketë nevojë për ndonjë ndihmë të vogël në rregullimin e peshave. Pse të mos ia ofroni këtë ndihmë?

Rregulli i tretë lidhet me objektivin. Pas përcaktimit ‘të presë’ informohuni çfarë kursesh ndjek dhe çfarë orari ndodhet në palestër për të qenë gjithmonë i/e përgatitur.

Rregulli i katërt kërkon shmangjen e të bërit të besdisshëm. Gjithkush ka nevojë për privatësinë e vet, edhe në palestër vlen ky rregull.

Rregulli i pestë. Edhe pse u njohët në palestër, mundohuni të mos flisni vetëm për ushtrimet dhe mirëmbajtjen e trupit apo linjat. Bisedoni për gjëra që s’lidhen me palestrën.

Rregulli i gjashtë. Indiferenca në dozat e duhura ndihmon në nxitjen e kureshtjes prej personit që ju intereson.

Rregulli i shtatë. Objektivi kryesor i palestrës është mbajtja e trupit në formë dhe për këtë paguhet, shpesh jo lirë, ndaj tregohuni fjalëpak dhe konkret/e.

Rregulli i tetë. Palestrat moderne ofrojnë edhe shërbime hi-tech. Por nëse në palestër shkohet edhe për të njohur dikë, teknologjia nuk ndihmon, ndaj është mirë që disa dispozitivë si telefoni apo iPod-in tuaj ta lini në shtëpi.  

Top Channel