Greqia, “jo” Trojkës dhe shtyrjes së programit të shpëtimit

30/01/2015 00:00

Qeveria greke nuk do të bashkëpunojë me misionin e Bashkimit Europian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për financimin e vendit, si dhe nuk do të kërkojë asnjë shtyrje të programit të shpëtimit, bëri të ditur ministri grek i Financave këtë të premte.

Jeroen Dijsselbloem, kreu i grupit të ministrave të Financave të eurozonës, i cili gjendet në Athinë për bisedime me qeverinë e re, tha se dy palët do të vendosin se çfarë do të ndodhë në vijim, përpara se programi të përfundojë më 28 shkurt.

“Kjo platformë na mundëson të fitojmë besueshmërinë e popullit grek”, tha ministri i Financave, Yanis Varoufakis, për reporterët pas takimit me holandezin. “Veprimi ynë i parë si qeveri nuk do të jetë refuzimi i logjikës për të argumentuar mbi këtë program, përmes një kërkese për ta shtyrë më tej atë”.

Varoufakis tha se kishte siguruar përfaqësuesin Dijsselbloem se Athina ka planifikuar të implementojë reforma për ta bërë ekonominë më konkurruese dhe me buxhete të balancuara, por nuk do të pranonte një “krizë të vetëushqyer” të deflacionit dhe borxheve jopraktike.

Nga ana e tij, Dijsselbloem i bëri të ditur qeverisë së re të respektojë kushtet e marrëveshjes ekzistuese mes Greqisë dhe eurozonës, si dhe paralajmëroi kundër ndërmarrjes së hapave të njëanshme, duke thënë se është tepër e rëndësishme të mos bëhet prapakthehu me progresin e bërë deri më tani.

Dijsselbloem tha se mbështetja e vazhdueshme nga Europa do të varet nga respektimi i Greqisë për detyrimet e saj dhe se është në duart e Athinës të vendosë pozicionin që do të mbajë, përpara se të ecet më tej së bashku me eurozonën.

Top Channel