Thyhet rekordi i udhëtimit me balonë

30/01/2015 00:00

Dy pilotë thyenrekordin e fluturimit më të gjatë në kohë dhe distancë duke përshkuar Oqeanin Paqësor me një ballonë heliumi.

Amerikani Troy Bradley dhe rusi Leonid Tiukhtyaev u nisën nga Japonia të dielën me destinacion Shtetet e Bashkuara ose Kanadanë, por kushtet e motit i detyruan që të ndryshojnë drejtim duke zgjedhur Meksikën për t’u ulur.

Ata duhet të qendrojnë për më shumë se 138 orë e 45 minuta për të thyer rekordin e kohëzgjatjes, kohëzgjatje që do të thyhet në bazë të përllogaritjeve të kryera deri më tani, ndërsa sa i përket distancës ajo është tejkaluar duke përshkuar 8465 kilometra.

Të dy rekordet, si ai mbi kohëzgjatjen ashtu edhe mbi distancën e përshkuar ishin vendosur që në vitin 1981.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel