KQZ, zyrtarizohen anëtarët e mazhorancës

30/01/2015 00:00

Pas miratimit nga Kuvendi, tre anëtarët e propozuar nga mazhoranca në KQZ kanë zënë vendet në këtë institucion.

Me votim të fshehtë, në këtë mbledhje të parë të të gjithë anëtarëve, Denar Biba u zgjodh nënkryetar i këtij institucioni.

Biba ka mbajtur edhe dy vjet më parë detyrën e nënkryetarit të KQZ-së, përpara se të jepte dorëheqjen së bashku me dy anëtarët e tjerë të opozitës së atëhershme.

Mazhoranca e majtë ndërkaq, nuk ka prekur përfaqësimin e opozitës në këtë institucion, duke i lënë asaj shumicën dhe drejtimin.

Top Channel