Serveri i Tatimeve, mbledhja e parë e komisionit

30/01/2015 00:00

Është zhvilluar këtë të premte mbledhja e parë e komisionit hetimor për serverin e Tatimeve, që së bashku me komisionin për ligjshmërinë e emërimeve në administratën shtetërore kanë qenë kushte të vendosura nga opozita për thyerjen e bojkotit parlamentar.

Ngritja e tij u miratua në seancën e parë parlamentare dhe ka për synim kontrollin në zbatimin e legjislacionit për administrimin e bazës së të dhënave shtetërore tatimore, si dhe për të njohur dhe verifikuar fenomenin e ndërhyrjes dhe bllokimit për disa ditë të sistemeve elektronike tatimore.

Në drejtimin e komisionit është Arben Ristani, ndërsa nënkryetar, Blendi Klosi, i cili gjatë mbledhjes deklaroi se historia është e vështirë të verifikohet, por se maxhoranca mbështet çdo hetim, marrje në pyetje apo verifikim faktesh, në bazë të ligjit për funksionimin e komisionit.

Klosi kërkoi rishqyrtimin e rregullores, arsye për të cilën ajo nuk u miratua në këtë mbledhje të parë.

Top Channel