Tirana mposht Flamurtarin, merr kreun

30/01/2015 00:00

Një gol i shënuar nga Ndikumana në minutën e 85 të takimit i dha 3 pikët
dhe përkohësisht kryesimin e tabelës së klasifikimit skuadrës së
Tiranës.

Në ndeshjen kundër Flamurtarit të zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena” për shkak të rikonstruksioneve që po kryhen në dy stadiumet e kryeqytetit bardheblutë ishin më këmbëngulës për të marrë 3 pikëshin.

Megjithë përpjekjet e tyre, pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 0-0. Në të ditën skuadra e Gash Maganit shton përpjekjet dhe pak minuta para golit godet edhe shtyllën e majtë të portës së vlonjatëve.

Pas kësaj fitoreje Tirana ngjitet në kuotën e 41 pikëve, po aq sa Kukësi, por veri-lindorët kanë një ndeshje më pak, ndërsa vendi i tretë mbahet nga Skënderbeu me 37 pikë, sërish me një ndeshje më pak.

Të shtunën Kukësi luan në fushën e tij përballë Elbasanit, Skënderbeu pret në Korçë skuadrën e Laçit, Teuta përballet në Durrës me Vllazninë, ndërsa Partizani udhëton në Fier për t’u përballur me Apolloninë vendase.

Top Channel