Spaho: Qeveria mashtron me Pogradecin

30/01/2015 00:00

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me vizitën dhe deklaratat e Kryeministrit Rama në Pogradec.

Sipas nënkryetarit Edmond Spaho, po mbushen pothuajse dy vjet qeverisje të kësaj mazhorance dhe e vetmja gjurmë që ka lënë Rama në të është bllokimi dhe ndërprerja e punimeve ç’ka ka sjellë stres dhe kosto të madhe ekonomike për banorët, dhe bizneset e gjithë qarkut të Korçës, të cilët udhëtojnë në këtë aks.

“Rishfaqja për të katërtën a të pestën herë në këtë rrugë, a thua se bëhet fjalë për ndonjë autostradë prej dhjetëra e dhjetëra kilometra, është qesharake dhe dëshmi e fjalëve të shumta dhe punëve të pakta. Në Pogradec ka zemërim dhe ironi për shëtitjet pa bukë të kryeministrit dhe ato që lëshon nga goja të cilat janë shpesh fyese dhe të papranueshme. Puna në këtë segment ecën me ritmin e breshkës sikurse është edhe ritmi i punës së qeverisë së Ramës”, mbyllet reagimi i Spahos.

Top Channel