Gruaja siriane i shpëton ekzekutimit me gurë, “vullnet i Zotit”

31/01/2015 00:00

Një femër siriane i mbijetoi mrekullisht ekzekutimit me gurë nga xhihadistët e ISIS-it në qytetin e Raqqa-s dhe ia doli mbanë të largohej “falë vullnetit të Zotit”.

Siç raporton Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër ngjarja ka ndodhur rreth një muaj më parë, kur gruaja, emri i së cilës nuk bëhet publik për arsye sigurie u vendos përpara një grupi luftëtarësh ekstremistë me akuzën e “imoralitetit”.

Pas morisë së gurëve të lëshuara në drejtim të saj, ekstremistët e ISIS ndaluan duke e lënë atë për të vdekur. Observatori Sirian thotë se gruaja është ngritur në këmbë dhe është përpjekur të largohet me shpejtësi larg ekzekutorëve të saj.

Në këtë moment, siç raporton Observatori, një luftëtar i ISIS është përpjekur të qëllojë me armë, por ka ndërhyrë një interpretues i ligjeve fetare ekstreme që zbatohen prej xhihadistëve duke i thënë: “Lëre të largohet! Është vullneti i Zotit!”.

Top Channel