PD përshëndet vendimin e Senatit të UT

31/01/2015 00:00

Partia Demokratike përshëndet vendimin e Senatit Akademik të UT, i cili
miratoi qëndrimet e strukturave të tij pranë Fakulteteve, për të
kundërshtuar Projektligjin për Arsimin e Lartë.

Nëpërmjet kreut të Departamentit të Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit në PD, Luçiano Boçi, PD i konsideron dhe i gjen të drejta e reale shqetësimet dhe konstatimet e stafeve akademike të UT për shkeljet kushtetuese të autonomisë financiare, akademike e institucionale,  për cënimin e parimeve themelore të Kartës së Bolonjës dhe Deklaratës së të Drejtave të Njeriut,  për synimin e hapur të kontrollit të plotë qeveritar ndaj Universiteteve publike nëpërmjet Bordit të Administrimit dhe rrjetit të Agjensive burokratike,  për përjashtimin e studentëve nga procesi i vendimarrjes.

Boci shton se PD mbështet ndryshimet e kërkuara dhe angazhohet me instrumentat e saj ligjorë që kërkesat e stafeve akademike të UT, për rishikim të projektligjit, në shërbim të kushtetutshmërisë, autonomisë e konkurencës së drejtë, të gjejnë shprehjen e tyre konkrete.

Top Channel