Të mërkurën parlamenti britanik miratoi një amendament në ligjin për lindjet ku autorizohet përdorimi i teknikave që do ta shndërronte praktikisht një fëmijë me tre prindër.
Objektivi i këtij amendamenti është parandalimi i sëmundjeve vdekjeprurëse tek fëmijët dhe dhënia e mundësisë për femrat me sëmundje mitokondriale për të lindur një fëmijë të shëndetshëm.
Por pavarësisht objektivit të tyre amendamenti kundërshtohet fort nga klerikët, si ata katolikë edhe ata të kishës anglikane që e cilësojnë atë shkatërruese për embrionet njerëzore.
Britania e Madhe bëhet vendi i parë në botë që lejon një teknikë të tillë, edhe pse mes ka grupe shkencëtarësh që shprehen skeptikë për suksesin e saj.
Teknika përfshin zëvendësimin i mitokondrisë së sëmurë të një femre me një mitokondri të shëndetëshme të marrë nga një dhuruese. Praktikisht në këtë proces do të kryqëzoheshin tre ADN, nëna, dhuruesja dhe i ati i fëmijës.
Top Channel