Merkel: Borxhi grek nuk falet

31/01/2015 00:00

Angela Merkel e theu heshtjen e këtyre ditëve pas zgjedhjeve në Greqi me deklaratën e fortë se borxhi grek nuk do të falet.

Banka dhe kreditoret edhe kështu kanë bërë lëshime të mëdha e shkurtime të qënësishme, deklaroi kancelarja gjermane, edhe pse ashtu si zyrtare të lartë të BE-së edhe ajo i mëshon idesë se Greqia duhet të mbetet në zonën e monedhës së përbashkët.

“Qëllimi i politikave dhe qendrimeve tona është që Greqia të vazhdojë të jetë pjesë e Eurozonës. Europa do të vazhdoj të tregojë mbështetjen e saj për Greqinë dhe për vendet e tjera të prekura nga kriza, nëse këto vende ndërmarrin reforma që shkurtojnë shpenzimet dhe nuk parashikoj asnjë fshirje të re borxhi”, tha Merkel ës gjermane ‘Hamburger Abendblatt’.

Deri tani kreditorët privatë e bankat kanë hequr miliarda euro nga huaja e Athinës. Edhe pse disa prej huadhënësve i tkurren përmasat e borxhit grek përmes një rinegociimi në 2012-n, Greqisë ende i duhet të shlyejë 315 miliardë euro, apo gati 175 përqind të prodhimit të saj të brendshëm bruto.

Edhe më i drejtpërdrejtë ishte përpara Merkelit, Ministri gjerman i Financave Wolfgnag Shcaeuble i cili e paralajmëroi Greqinë mbi taktikën që po ndjek për fshirjen e borxhit, duke thënë hapur se “me ne nuk ka diskutime për këtë çështje, sepse jemi shumë të vështirë për t’u shantazhuar”.

Top Channel