Parashikuesi ‘sqaron’ keqfunksionimin e hartës së motit

31/01/2015 00:00

Në transmetime të drejpërdrejta dalja nga situata të pakëndshme është aftësi e prezantuesit dhe prezantuesi i motit në rrjetin amerikan televiziv Fox News diti si ta menaxhojë plot humor një të tillë.

Cory McCloskey komentoi plot humor çakordimin e hartës me temperatura në sfond që tregonin parashikim deri në 1500 gradë celcius.

“400 gradë në Gila Bend në këtë moment dhe 690 gradë në Ahwatukee. Tani unë nuk jam i autorizuar të jap urdhërin e evakuimit, por temperaturat duken të larta bëni mirë që të ikni prej andej”, tha ai me shaka.

Kliko këtu për videon

Top Channel