Zgjedhjet, Dule: Në koalicion me PS-në

31/01/2015 00:00

Nga qyteti i Korçës, kreu i PBDNJ-së, parti ne koalicionin qeverises
beri me dije se brenda forcave te majtes na nisur procesi i perzgjedhjes
se kandidaturave per vendoret e ketij viti.

Pas takimit me strukturat Vangjel Dule deklaroi per mediat se emrat do te dalin pas diskutimit me koalicionit, duke pohuar ne kete menyre se do te tentohet qe koalicioni i majte te dale me candidate te perbashket.

Pavaresisht kesaj Dule nuk hezitoi te pohoje se bashkepunimi mes partise qe drejton dhe forces kryesore ne qeveri eshte problematik, sikunder per te eshte larg pritshmerive qeverisja e majte.  

“Vendi është për rreth një vit e gjysmë nën qeverisjen e koalicionit, ku edhe ne bëjmë pjesë. Jemi larg plotësimit të prishtmërive të qytetarëve dhe shoqërisë. Nëse edhe tani nuk do të nxjerrim mësime nga moskonseguenca në plotësimin e prishmërisë së qytetarëve, atëherë do të kemi më shumë shanse negative për të mos plotësuar misionin tonë”, tha Dule.

Kreu i PBDNJ-së beson se me pak me shume vullnet dhe vendosmeri mund te shkohet drejt permbushjes se pritshmerive te qytetareve tek qeverisja e majte.
 

Top Channel