Gjiknuri në Qipro, bisedime për bashkëpunim në fushën e energjetikës dhe gazit

31/01/2015 00:00

Ministri i Energjisë  Damian Gjiknuri zhvilloi nje vizite ne qipro,ku
është takuar me presidentin e vendit,dhe  homologun e tij qipriot Jorgos
Lakotripis. Tema kryesore e diskutimeve ishte ajo e bashkëpunimit në
fushën e energjetikës, dhe veçanërisht gazit.

“Shqipëria ka marrë një rol strategjik dhe pikërisht këto u diskutuan se si mund të shtrihen mënyrat e bashkëpunimit mes dy vendeve tona”, tha Gjiknuri.

Zoti Gjiknuri tha se pjesë e vizitës ishte dhe afrimi i kompanive energjetike që operojnë në Qipro për të investuar në Shqipëri. Qeveria ka përcaktuar një sërë zonash për eksplorimin e naftës dhe gazit në vend do të jepen përmes procedurave të hapura konkurruese

“Disa nga kompanitë, të cilat po eskplorojnë në Qipro kanë shprehur interest edhe për projektet në Shqipëri dhe në mars do të zhvillojmë një samit të gazit dhe naftës, ku do të marrin pjesë këto kompani”, tha Gjiknuri.

Top Channel