Hetimet për Fekën, Prokuroria në pritje, verifikime vetëm nga policia

31/01/2015 00:00

Për shkak se shpërthimi i helikopterit me drogë, i pilotuar nga majori
Sokol Feka ka ndodhur në Spanjë, autoritetet shqiptare e shohin veten në
pamundësi për të hetuar implikimin e ushtarakut në një rrjet
ndërkombëtar droge.

Ky arsyetim vjen nga Zyra e Shtypit e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila ende nuk ka bërë asnjë regjistrim penal, pasi, sipas saj,Kodi Penal nuk le hapësirë për nisjen e hetimeve në Shqipëri, kur një ngjarje ndodh në një vend tjeter.  

Zyra e Shtypit deklaron se organi i akuzes eshte ne pritje te materialeve nga drejtesia spanjolle ose te te dhenave qe mund te ngrene dyshime se ka persona te tjere ne vendin tone qe jane te perfshire ne kete histori.

Nga ana tjeter Policia Ushtarake dhe Sherbimi Informativ i Ushtrise deklarohet se po kryen veprime verifikuese te natyres ushtarake siç jane pyetja e kolegeve te te ndjerit, edhe ata pilote ne rregjimentin e Farkes, grumbullim te dokumentacionit te ndodhur ne zyren e majorit Feka, si edhe veprime te tjera te cilat nese do te nxjerrin ne drite te dhena te dyshimta, do t’i percillen Prokurorise.

Por deri me tani thuhet se keto veprime po kryhen me teper per te analizuar situaten dhe per te krijuar nje pamje te qarte se si u rekrutua piloti Feka, nje ushtarak me karriere 18-vjecare ne Forcat e Armatosura ne nje rrjet droge? Verifikime ose investigim policor po kryen nderkohe edhe Policia e Shtetit, e cila ka grumbulluar per momentin te dhenat paraprake te udhetimeve te pilotit Feka jashte vendit.

Per 2014 tha nje burim policor konstatohet se Feka ka dale gjashte here jashte vendit, ne Itali, Angli dhe Gjermani. Vetem per muajin shtator 2014, majori ka udhetuar drejt Italise dy here brenda dhjete diteve- shpjegoi i njejti burim, nderkohe qe udhetimet e tjera jane per muajt qershor, korrik, nentor dhjetor. Sistemi TIMS tregon gjithashtu se udhetimi i raportuar pa leje nga Ministria e Mbrojtjes dhe me destinacion serish Italine, ka ndodhur me daten 20 janar 2015, 9 dite perpara se te publikohej lajmi i shperthimit te helikopterit me gati nje ton droge ne Malaga te Spanjes.

Top Channel