Obama, 215 milionë dollarë për kërkimet në shëndetësi

31/01/2015 00:00

Presidenti Barack Obama po kërkon investimin e 215 millionë dollarëve për një nismë të re të shëndetësisë, e cila do të ndihmonte në përshtatjen e trajtimit mjekësor të njerëzve me genet e tyre.

Obama propozoi që shumica e fondeve t’i jepet Institutit Kombëtar të Shëndetësisë dhe degës së tij, Institutit Kombëtar të Kancerit, për krijimin e “ilaçit të saktë” që do të zëvendësonte trajtimin me një mjekim që t’i përshtatet të gjithëve.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhej se, “shumica e trajtimeve të deritanishme janë menduar për pacientin e zakonshëm dhe si rezultat, ato mund të jenë të sukeseshme tek disa pacientë, por jo për disa të tjerë”.

Top Channel