Dy padite në emër të KLD-së

31/01/2015 00:00

Pavarësisht plotësimit të KLD-së me dy anëtarët e rinj të Kuvendit,
beteja ligjore për shkarkimin e zëvendëskryetarit Elvis Çefa dhe Lulzim
Lelcaj vazhdon në Gjykatën Kushtetuese. 

Kjo e fundit eshte vene ne levizje nga dy kerkesa ne emer te Keshillit te Larte te Drejtesise, ose me sakte nga nje pjese e saj  pavaresisht se ky organ eshte kolegjial dhe ligji kerkon vendimnarrjen e tij si te tille.

Ne padine e pare kunder Kuvendit, firmetaret e KLD-se i kerkojne Kushtetueses zgjidhjen kompetencave pasi ngrihet pretendimi se Kuvendi nuk ka pasur kompetence per shkarkimin e dy anetareve te tij. Per shkak te ngjashmerise se objektit, kjo kerkese eshte bashkuar gjate shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese me kerkesen e dyte, qe mban po siglen e KLD-se ku kerkohet kundeshtimi i vendimeve te Kuvendit per shkarkimin e Çefes dhe Lelcaj.

Por pa hyre ne analize se brendise se kerkesave, ajo qe bie ne sy ne to eshte se kerkesat qe thuhet se jane te mbeshtetura ne vendimet e dy mbledhjeve, respektivisht ne daten 6 tetor te 2014 dhe i dyti ne 27 tetor te vitit qe shkoi, nuk jane te firmosura nga te gjithe anetaret e KLD-se. Në një dokument te vete Keshillit te Larte te Drejtesise perveç Çefes dhe Lelcaj qe nuk mund te votojne per shkak te konfliktit te interesit, rezutojne se anetare te tjere nuk  kane asgje te shenuar per voten e tyre, perfshi edhe ministrin e Drejtesise.

Kerkesa e dyte gjithashtu. Ne nje kohe qe ligji detyron te gjithe anetaret te shprehen me vote, pro ose kunder, perjashtuar vetem rastet e konfliktit te interesit. Mungesa e votes se tyre, ngre pikepyetje per mundesite  e asaj qe ka ndodhur, ose keta anetare nuk jane thirrur fare ne kete mbledhje ose kane refuzuar te votojne, qe ne kuptim te shkeljes se ligjit jane te dyja po aq te renda. Duke lexuar faktet, peshorja anon nga mundesia e pare, qe kjo pjese e anetareve te mos jete thirrur fare ne keto mbledhje.

Kjo pasi ne datat qe jane marre keto vendime, referuar faqes zyrtare te KLD-se nuk ekziston asnje publikim per mbledhje, asnje publikim i procesverbaleve. Keto te dhena jane nenvizime te Kuvendit gjate kundeshtimit te kerkesave ne  Kushtetuese duke dale ne konkluzionin se se Keshilli i Larte i Drejtesise nuk ka legjitimitet procedurial per t’ju drejtuar kesaj gjykate.

“Keto vendime te nxjerra ne emer KLD-se pervec se kane shkelur ligjin per vete funksionimin e ketij organi, kane shkelur edhe ligjin per organet kolegjiale, ku parashikohet se edhe nese nuk respektohen procedurat, kerkohet detyrimisht pjesemarrjen  e te gjithe anetareve me te drejte vote qe miratojne zhvillimin e mbledhjes’ – eshte nje tjeter argument qe jep Kuvendi ne Gjykate Kushtetuese.

Kjo e fundit pritet te jape vendimin per keto kerkesa duke bere edhe analizen  e ketyre fakteve te paraqitura prane saj nga kuvendi. Deri ne kete vendim, paraprakisht pikepyetja qe ngrihet eshte: si mundet institucioni qe mban ndryshe emrin “qeveria e gjyqesorit” te firmose kerkesa minimalisht ne shkelje te dy ligjeve?

Top Channel