Skadon afati i deklarimeve të ndërtimeve pa leje

31/01/2015 00:00

Ata të cilët kanë ndërtuar shtëpi pa leje, apo kanë bërë shtesa të
objekteve kanë patur sot datën e fundit kur mund të dorëzonin dokumentet
për t’i futur në proces legalizimi ato.

Nderkohe kush nis te ndertoje pa leje nga dita e neserme denohet me burg 5 vjet ndersa ata qe ndihmojne per te ndertuar pa leje si firma e ndertimit apo projektuesi  denohet me 3 vjet burg.

Data 31 ka koinciduar ne dite te shtune qe do te thote, dite pushimi per punonjesit e administrates por per te respektuar kete afat  punonjesit e zyrave te ALUIZNI-t kane dale ne pune. Dhe ne fakt ne zyrat e ALUIZNI-t ndonese jo me fluksin e diteve te tjera serish ka pasur qytetare te cilet kane nxituar te aplikojne.

Punonjesit e zyrave te ALUIZNI-t kane pranuar dokumentacionin e qyterarëve kane aplikuar per legalizmin e objekteve qe kane ndertuar pa leje deri ne oren 16:00 te dites se shtune.

Top Channel