Val Kilmer operohet me urgjencë

31/01/2015 00:00

Nuk dukej shumë në formë kohët e fundit. Përkundrazi, dukej i lodhur dhe në mbipeshë. Dukej që Val Kilmer, një nga aktorët më të talentuar amerikanë të 25 viteve të fundit, nuk ishte mirë me shëndet.

Tani, motivet e kësaj gjendjeje duket se janë sqaruar. Protagonisti i filmave kult si “Top Gun”, “Doors”, etj, është shtruar në 24 orët e fundit në spital për shkak të një tumori në grykë.

Tumori i ishte diagnostikuar 55-vjeçarit prej kohësh, por ishte neglizhuar prej tij deri natën e djeshme, kur teksa ndodhej në shtëpinë e tij në Malibu ka nisur t’i rrjedhë gjak nga goja.

Menjëherë aktori është transportuar në qendrën klinike të Santa Monikës në Kaliforni, ku në orët e fundit i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike dhe ka nisur rekuperimin.

Top Channel