Milla Jovovich ka performuar në filma të ndryshëm aksion dhe vajza e saj duket se është gati të ndjekë gjurmët e së ëmës.

Aktorja ka postuar në profilin e saj në Facebook një video të vogëlushes teksa merr pjesë në një sesion karateje.

Në video duket vajza e Jovovich teksa me një goditje me tehun e dorës thyen një dërrasë duke gëzuar pa masë të ëmën që shkruan:

“Kjo është vajza ime. Krenaria e mamit!”.

Top Channel