Reshjet, Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati

31/01/2015 00:00

Lumi i Vjosës për shkak të reshjeve në gjithë zonën ujëmbledhëse të tij rrezikon të dalë nga shtrati. Situata paraqitet problematike në Novoselë, ku Vjosa ka kaluar kuotat maksimale të prurjeve.

Situata ka bërë që të mblidhet me emergjencë Shtabi i Bordit të Kullimit pasi situata pritet të përkeqësohet, sepse prurjet për në Vjosë vijojnë të jenë me intensitet të lartë nga Tepelena, Përmeti dhe Gjirokastara.

Ndërkohë janë lajmëruar të gjithë banorët dhe është përgatitur për emergjencë evakuimi. Më e përkeqësuar situata duket në Urën e Mifolit, ku niveli i ujit ka aritur 5.2 cm dhe vazhdon të rritet nga ora në orë.

Nëse situata vijon të paraqitet kështu, dalja e lumit Vjosë nga shtrati është e pashmangshme. Shtabi i emergjencave po ndjek situatën tek zona e hidrovoreve në Darzezë dhe tek ajo në urën e Mifolit.

Ndërkohë që parashikimet e motit flasin për një vijim të reshjeve edhe në ditët në vazhdim.

Top Channel