" /> ">

Vlorë, pranga biznesmenit për kontrabandë nafte

31/01/2015 00:00

Policia e Vlorës, në vijimësi të operacionit anti-kondrabandë të hidrokarbureve të koduar “Karaburuni” ditën e djeshme, ka arrestuar një person të përfshirë në këtë aktivitet ilegal.

Në pranga ka përfunduar shtetasi Edmond Kujtim Veshaj, 53 vjeç dhe banues në Vlorë, pronar i një pike karburanti shumë të njohur në fshatin Sherishtë.

Gjithashtu nga policia është bërë edhe sekuestrimi i anijes “Karaburuni”, me të cilën dyshohet se kondrabandohej nga Italia sasia e naftës prej 3.500 L, e sekuestruar.

Nga ana tjetër, policia ka dërguar për analizë edhe cilësinë e naftës së sekuestruar e cila dyshohet se është e dëmshme për t’u tregtuar për automjetet.

Top Channel