Australia fiton Kupën e Azisë

31/01/2015 00:00

Kombëtarja australiane e futbollit fitoi për herë të parë Kupën e Azisë, pasi mundi në finale 2-1 Korenë e Jugut.

Pas një 9- minutëshi në barazim 1-1 u desh goli i James Troisi në kohën shtesë që Australia dhe tifozët vendas t’i gëzohen trofeut të parë ndërkombëtar.

Në turneun e vitit 2011 që u zhvilluan në Katar, përfaqësuesja australiane u rendit e dyta pasi u mund në finale 1-0 nga Japonia e Zaccheronit.

Ndërkohë, për kombëtaren koreano-jugore, e cila ka fituar 2 herë ketë trofe, kjo është humbja e katërt në finalen e këtij kompeticioni.

Top Channel