ISIS ekzekuton edhe japonezin e dytë, Kenji Goto

31/01/2015 00:00

ISIS ka shpërndarë një video të ekzekutimit të pengut të dytë japonez, gazetarit Kenji Goto, duke i prerë atij kokën.

Lajmin e bën të ditur Site, faqja amerikane e internetit që monitoron xhihadizmin online. Videoja, e gjatë 1 minutë dhe 7 sekonda, është prodhuar nga shtëpia e produksionit të ISIS, Al Furqan, dhe është postuar gjatë së shtunës në Twitter.

Goto shfaqet i veshur me një tutë portokalli, sikurse pengjet e mëparshme të Shtetit Islamik. Ai duket se është vrarë nga xhihadisti i njohur me prejardhje britanike, që identifikohet si “Xhihadisti Xhon”.

John i drejtohet qeverisë japoneze duke thënë: “Ju, bashkë me aleatët tuaj idiotë, nuk e keni kuptuar që ne jemi të etur për gjakun tuaj”.

Për lirimin e Goto xhihadistët kishin kërkuar lirimin e terroristes irakene Sajida Rishawi, që ndodhet e burgosur në Jordani.

Amani zyrtar kishte shprehur gatishmërinë për lirimin e saj, duke kërkuar në këmbim edhe lirimin e pilotit jordanez të rrëzuar dhe që ndodhet në duart e ISIS, Muaz Kassasbe.

Nga ana e saj qeveria e Tokios po përpiqet të verifikojë videon e transmetuar në internet që tregon vdekjen e pengut të dytë japonez, bën të ditur agjencia e lajmeve “NHK”.

Top Channel