PD, Basha: Mbështesim vlonjatët në rezistencën e tyre ndaj arrogancës

01/02/2015 00:00

Me anë të një statusi në Facebook, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë në mbështetje të qytetarëve vlonjatë banesat e të cilëve do të shkatërrohen për t’i hapur rrugën ndërtimit të vazhdimit të superstradës.

“Bandat represive të Ramës po terrorizojnë mbi 500 banorë të Vlorës. 4 ditë kohë ju kanë dhënë të dalin nga shtëpitë e një jete, të ndërtuara 10 deri në 25 vjet më parë. Duan të shembin pa dëmshpërblim mbi 120 banesa dhe të flakin mes katër rrugëve fëmijë, pleq, burra dhe gra të pambrojtur”, shkruan Basha.

“Jemi në krah të vlonjatëve. Të rezistojnë ndaj së keqes, të mbrojnë pronën dhe familjen. Mos të lëvizin nga shtëpitë pa vendime të institucioneve dhe pa folur drejtësia. Vetëm diktaturat shkelin ligjin, shkelin mbi jetën dhe pronën e njerëzve”, shtoi kreu i opozitës.

Top Channel