Lushnje, ministri Panariti inspekton zonat e përmbytura

01/02/2015 00:00

Reshjet e shumta të rëna ditët e fundit në vendin tonë kanë shkaktuar probleme dhe në Lushnje. Gjendja paraqitet më problematike në fshatin Imshtë të komunës Bubullimë, fshat që përshkohet nga lumi Seman.

Prurjet e mëdha të reshjeve rrezikojnë që lumi të dalë nga shtrati në këtë fshat. Për këtë është ngritur Shtabi i Emergjencës i kryesuar nga nënprefekti i Lushnjes, Ilir Dervishi, të cilët po monitorojnë hap pas hapi të gjithë situatën. Në zonat ku mendohet se mund të ketë rrezik nga dalja e lumit janë njoftuar të gjithë banorët për evakuim dhe janë marrë masat për sistemimin e tyre.

Për të parë gjendjen ka në terren ka qenë dhe ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti. Ai është informuar nga ana e nënprefektit për të gjithë masat e marra deri në këto momente. Panariti kërkoi që të jenë në gadishmëri bordi i kullimit dhe OSHEE-ja për punimin me kapacitet të plotë të hidrovoreve.

Veç zonës së Bubullimës, ka sipërfaqe të përmbytura të mbjellash në komunën e Fiersheganit, Tërbufit dhe Grabianit.

Top Channel