Dalja nga shtrati e lumit Vjosë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe mungesës së energjisë në hidrovorë, ka përmbytur komunën e Novoselës në Vlorë.

Situata paraqitet tepër kritike tek Ura e Mifolit. Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile në bashkëpunim me forcat e policisë ka evakuuar 60 persona, ndërsa me dhjetëra të tjerë gjendet në rrezik serioz dhe po vazhdon evakuuimi i tyre.

Etjona Hoxha, prefekte e Vlorës, sqaron: “Eshtë një situatë që i ka kaluar nivelet e situatës kritike, deri tani janë evakuuar rreth 14 familje. Situatën po e mbajmë të qetë dhe nuk ka vend për panik. Prezente janë zjarrfikësit dhe forcat e FNSH-së. Do vazhdojmë me avakuimin e familjeve që tregojnë rezistencë. Prioritet është jeta e banorëve.”
 
Dalja nga shtrati i lumit Vjosa erdhi si pasojë e prurjeve nga Tepelena, Përmeti dhe Gjirokastra.

Problem është akoma Bishti i Malit në Selenicë, sikurse edhe mbeten të bllokuara rrugëtqë të çojnë në Peshkëpi dhe Vllahi, ku kanë rënë masivë dheu dhe gurë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Top Channel