Vlorë, protesta me arkivol kundër rrugës

01/02/2015 00:00

Vendimi i qeverisë për të kompensuar rreth 100 familje të cilat i kanë shtëpitë në lagjen “Kushtrimi”, pikërisht përgjatë gjurmës ku do të kalojë rruga transballkanike në Vlorë është kundërshtuar me forcë prej tyre.

Në shenjë paralajmëruese ata kanë marshuar në protestën e radhës me një arkivol bosh në rrugë, për të treguar vendosmërinë e tyre kundër vendimit për prishjen e shtëpive.

Ndërsa në Vlorë zhvillohej protesta e banorëve, INUK-u ka paralajmëruar se ditën e hënë në mëngjes do të nisë prishjen e shtëpive në lagjen “Kushtrimi”, një operacion i cili do të vijojë disa ditë pasi bëhet fjalë për 100 shtëpi. Përmes një deklarate, INUK-u ka kërkuar bashkëpunim dhe mirëkuptimin e qytetarëve të Vlorës, për këtë operacion të rëndësishëm, i cili do të shtrihet edhe brenda qytetit të Vlorës, për të liruar hapësira publike nga objektet e paligjshme.

Top Channel