Kampet e nazizmit, strehë për refugjatët

01/02/2015 00:00

Gjermania është një nga destinacionet më të kërkuara nga emigrantët europianë dhe jo vetëm. Por kohët e fundit, ajo që shihet si toka e premtuar për shumë njerëz, ka shtrënguar procedurat për pranimin e azilkërkuesve.

Ditën e martë bota përkujtoi 70 vjetorin e çlirimit të kampit nazist të përqendrimit, Aushvicin. Dhe po në të njëjtën ditë, qyteti gjerman i Augsburgut vendosi që të kthejë një tjetër ish-kamp përqëndrimi të Hitlerit, Dakaun, në një ndërtesë për të strehuar refugjatët.

Këta persona, emrat e të cilëve janë të shënuara nëpër lista, rrëfejnë se jetesa në këto kampe është shumë e vështirë, thuajse e pamundur. Disa zyrtarë gjermane e kanë dënuar këtë politike, duke thënë se autoritetet përkatëse  po tregohen  të pandjeshëm ndaj azilkërkuesve, për vetë historinë e dhimbshme që këto kampe qëndrimi përfaqësojnë.

Sipas të dhënave të fundit të përpunuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, gjatë dy dekadave të fundit, Gjermania rezulton me  numrin më të madh të azilkërkuesve në të gjithë botën.

Një në pesë  persona  që vijnë në Gjermani për të qëndruar janë nga Siria,Kosova, Serbia ose Afganistani.

Dakau nuk është i vetmi ish-kamp përqëndrimi që përdoret për të strehuar numrin në rritje të azilkërkueve. Dhe disa qytete të tjera, për të përballuar numrin në rritje të azilkërkuesve, kryetarët e bashkive janë duke përdorur edhe forma alternative si magazina bosh, apo kazerma ushtarake.

Në javët e fundit, lëvizja anti-myslimane Pegida, që trumbeton politika raciste ka fituar mbështetje, veçanërisht në Gjermani lindore, ku ndër  qëllimet e tyre janë krijimi i një ligji të ri për emigracionit, i cili do ta vështirësojë akoma edhe më shumë depërtimin e azilkërkuesve në Gjermani.

Top Channel