Vlorë, policia kontrollon çdo banesë për persona të bllokuar

02/02/2015 00:00

Çarja e argjinaturës në Novoselë ka bërë që ujërat të përparojnë duke përmbytur dhe pushtuar toka, shtëpi e ferma bujqësore.

Rruga e vjetër Fier-Vlorë është e pakalueshme, ndërsa ka prezencë të madhe uji edhe në aksin e ri Levan-Vlorë ku lëvizja vijon.

Policia dhe Delta Force i është përgjigjur të gjitha thirrjeve për ndihmë, ndërsa ka kontrolluar çdo ndërtesë që ndodhet në zonën e pushtuar nga uji.

Një alarm për 5 persona që ndodheshin në një pulari rezultoi i pavërtetë. Mjetet lundruese të Delta Force kontrolluan zonën dhe nuk gjetën asnjë person.

Dëmet në bujqësi e blektori janë shumë të mëdha. Banorët e zonës së Novoselës flasin për mijëra shpendë dhe qindra bagëti të imta që janë mbytur në ujrat e Vjosës.

Bilanci përfundimtar mund të dalë vetëm pasi ujrat të largohen nga tokat që kanë pushtuar.

Top Channel