Darzezë, barinjtë kërkojnë ndihmë, Vjosa rrëmben qindra bagëti

02/02/2015 00:00

Sot, në orët e para të mëngjesit, një grup barinjsh në një kompleks blegtoral në Darzezë të Fierit kërkuan ndihmë.

Ata ndodhen të rrethuar nga uji që deri më tani ka marrë me vete shumë nga bagëtitë për të cilat ata përkujdeseshin.

Në një lidhje telefonike me Top Channel, një bari në Darzezë bëri apel për ndihmë.

“Jemi 3 barinj të izoluar që nuk kemi ku të lëvizim. Kemi 400 krerë bagëti dhe kërkoj ndihmë. Më kanë premtuar helikopter. Bagëtinë po na e merr uji, qengjat më janë mbytur. Jemi shumë keq”, tha bariu në lidhje telefonike.

Top Channel