Situata në Novoselë mëngjesin e së hënës

02/02/2015 00:00

Situata ka ardhur në përmirësim ka një rënie të lehtë të nivelit të ujit. Kanë pushuar reshjet në Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet, çka do të thotë se në zonën e Novoselës nuk do të ketë më prurje.

Por, reshjet dhe prurjet gjatë dy ditëve të fundit kanë shkaktuar mijëra hektarë tokë nën ujë dhe qindra shtëpi të përmbytura. Zonat e prekura janë fshati Fitore, ku uji vërshoi deri në brendësi të fshatit, fshati Novoselë, fshati Bishan, po ashtu janë bllokuar me dhjetëra familjarë në ambientet e banesave të tyre dhe kërkojnë ndihmë nga policia.

Komuna Novoselë është totalisht nën ujë, me qindra banesa ndodhen nën ujë si dhe aksi i rrugës së vjetër Novoselë-Mifol është i pakalueshëm ku niveli i ujit arrin deri në 1 metër. Më të vështirë situatën e bën edhe reshjet e shiut që vazhdojnë të bien si dhe moti i keq.

Top Channel