Katy Perry i “vë zjarrin” “Superbowl”-it

02/02/2015 00:00

Spektakli i pushimit të finales së futbollit amerikan mes New England Patriots dhe Seattle Seahawks ishte i paharrueshëm. Fishekzjarrë të shumtë dhe Katy Perry që shfaqet para publikut mbi një tigër të madh metalik.

Këngëtarja amerikane u shfaq në pushim të ndeshjes së “Superbowl”-it me një fustan me dizajn flakërues për të nisur performancën e saj në skenën e montuar në mes të fushës së lojës.

Këngëtares iu bashkua edhe Lenny Kravitz, i cili e shoqëroi në hitet e saj më të njohura.

Më pas, në skenë u ngjit edhe reperja Missy Elliot, para se Katy Perry të largohej nga stadiumi duke “fluturuar” mbi një kometë.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel